Sipas kreut të marinës së Gardës Revolucionare, gjeneralit Alireza Tangsiri, i cituar këtë të hënë nga agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, Irani ka marrë kontrollin e plotë të gjirit dhe ngushticës së Hormuzit,raporton Top Channel.
Tensionet mes Iranit dhe Amerikës janë përshkallëzuar që kur presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të tjera botërore, në muajin maj, dhe vendosi më pas rikthimin e sanksioneve.
Zyrtarë të lartë amerikanë, ndërkohë, kanë thënë se synojnë t’i reduktojnë eksportet iraniane të naftës deri në zero.
Por, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, autoriteti më i lartë në Republikën Islamike, tha gjatë muajit të kaluar se mbështeste totalisht idenë se, nëse Iranit nuk i lejohet të eksportojë naftë, atëherë anjë vendi të rajonit nuk do t’i lejohet të bëjë të njëjtën gjë përmes gjirit të Hormuzit.



