Ish-deputeti: PD duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me pengmarrësit

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha është shprehur kundër një bashkimi të PD, me ata që ai i quan pengëmarrës. Hoxha shkruan se moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”, nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga…

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha është shprehur kundër një bashkimi të PD, me ata që ai i quan pengëmarrës. Hoxha shkruan se moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”, nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë. PD- duhet te ndahet dhe jo te bashkohet me “pengmarresit”.

Interesi i demokratëve të Shqipërisë dhe interesi i PD nuk kanë asnjë pikë takimi me interesin e “pengmarrësve”. Prandaj ata nuk mund të bëhen bashkë. Është iluzion dhe naivitet përpjekja për të mbajtur të bashkuara gjëra që nuk mund të rrinë bashkë, sepse nuk mund të pajtohen, pasi nuk e duan e nuk e durojnë dot njera tjetrën. Në këtë kuptim moto e levizjes në PD nuk mund të jetë “bashkimi”, por duhet të jetë “ndarja”.

Ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit. Interesi i PD kërkon që bashkimin ta kërkojmë tek morali, përkushtimi, modestia, përulësia, vlerat njerëzore, shërbimi ndaj qytetarëve dhe parimet e shtetit ligjor. Pa bërë NDARJEN nuk ka ringritje! Pa ringritje nuk ka shpresë! Kaq e thjeshtë është analiza.