10.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Ish-nënkryetari i bashkisë Durrës i rikthehet debatit në distancë me Dakon: S’e di ca hoqe ti ‘xhuxh’ që të mbyllje në prokurori çështjen për tenderin e rrugës së biçikletave

Ish-nënkryetari i bashkisë Durrës, Arbër Braho i është rikthyer “debatit” në distancë me ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako.

Mbrëmjen e sotme, ish-nënkryetari i shkarkuar më datë 9 nëntor, përmes disa statuseve në rrjete sociale ka vazhduar me akuzat e tij drejtuar ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Por këtë herë ai është përqendruar tek rruga e plazhit e njohur ndryshe si rruga “Pavarësia”, si dhe një takim që kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka zhvilluar një ditë më parë me përfaqësues të Bankës Botërore.
Duke iu drejtuar Dakos me nofkën ‘xhuxhi’ 339 (referuar numrit të dosjes penale), Braho akuzon ish-kryebashkiakun për abuzime, pasi sipas tij në tenderin e rikonstruksionit të rrugës “Pavarësia” ishte përcaktuar se korsia e biçikletave në këtë aks do të ishte 1.8 metra.

“Se di ca hoqe ti që të mbyllje çështjen Zhulit me prokurorinë Durrës për tenderin e rrugës së biçikletave në plazh. 1 miliard lekë atëherë o xhuxh e mban mend? Standardët janë që duhet të jetë e gjerë 1.8 metra o xhuxh se rrugë me volum të gjerë trafiku gjatë sezonit apo jo? Po hajt se po ta fal po deshe trafikun, ta lejm dhe minimumin 1.5 metra. Mungonin prapë cm o xhuxh si nga rruga ashtu dhe nga shi mbledhësi prej 30 cm. shumëzoji me dy krah rrugën për gjatësinë e rrugës së plazhit. Jeni HAJDUTE me memorie të shkurtër PËRFUNDIMISHT.”– shkruan Braho në njërin nga statuset, të cilin e shoqëron edhe me foto të korsisë së biçikletave në rrugën e plazhit.

Por akuzat e Brahos nuk ndalen këtu, pasi ai shigjeton edhe ish-titullaren e tij, ndërsa poston një takim të kryebashkiakes Emiriana Sako me përfaqësues të Bankës Botërore.

Sipas Brahos, “më shumë sesa takim midis Bankës Botërore dhe Bashkisë Durrës, Duket si takim midis BB edhe Mektrinit. Këta janë ish-punonjës të Mektrinit mer xhuxh s’mund të jenë Bashkia kështu. Mirë duruam ty gjithë këto vite që e kishe biznes familjar Bashkinë po të durojmë edhe këtë tani thua ti? Boll u tallët me Durrësin edhe durrsakët o xhuxh!!!” e mbyll statusin e tij në Whatsapp, Arbër Braho.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme