ISHP merr dhe 29 teste të tjera, USAID: Vijon mbështetja për Shqipërinë, SHBA ka dhënë 1.5 miliard USD ndihma

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që prej fillimit të pandemsië ka dhënë më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë në të gjithë botën.

USIAD ka dorëzuar 29 mijë teste për Institutin e Shëndetit Publik. Në një njoftim për mediat, USAID njofton se kjo është ndihmë që jepet për Shqipërinë për përballimin e situatës së pandemisë së krijuar nga COVID-19.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që prej fillimit të pandemsië ka dhënë më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë në të gjithë botën.

“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, shkruhet në njofti, raporton Dosja.al.

Kjo ndihmë vjen në një kohë kur situata e COVID-19 në Shqipëri wshtw rwnduar. Sot Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit ka bërë me dije se kanë humbur jetën 6 pacientë dhe janë konfirmuar 117 raste të reja. Po ashtu njoftohet se janë rritur shtrimet në spital. Që nga nisja e pandëmisë kanë humbur jetën 144 pacientë dhe aktualisht janë 1991 raste pozitive.