Itali, aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit

Ka ndërruar jetë në spital shqiptari i cili teka lëvizte me një biçikletë, u përplas nga një makinë të hënën e 6 Gushtit, në Milano të Italisë.

Ka ndërruar jetë në spital shqiptari i cili teka lëvizte me një biçikletë, u përplas nga një makinë të hënën e 6 Gushtit, në Milano të Italisë.

Viktima është 64 vjeç, raportojnë këtë të enjte mediat italiane, pa bërë të ditur identitetin e shqiptarit.

Pas aksidentit në rrugën “Virgilio Ferrari” në zonën Vigentino, ai u transportua në gjendje të rëndë në Poliklinikën e Milanos dhe pas katër ditë agonie humbi jetën.

Ndërsa drejtuesi i makinës (që dyshohet një mjet tip “Seat Ibiza”) që përplasi shqiptarin, u largua pas aksidentit. Policia po punon për identifikimin e arrestimin e tij.