Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar gjatë natës në Bari të Italisë, pasi u ndoqën dhe iu sekuestruan 294 kg marijuanë e 16 kg hashash në bordin e një gomoneje, nga efektivët e “Guardia di Finanza”-s.
Operacioni është zhvilluar në ujërat e Adriatikut pranë Salentos, në lokalitetin “Le Cesine” të komunës Vernole, ku efektivë të “Guardia di Finanza”-s kishin pikasur një gomone me një “ngarkesë” të pazakontë të fshehur nën një copë.
Drejtuesit e tij, me të parë forcat detare t’u afroheshin kanë tentuar të arratiseshin me shpejtësi, për ta braktisur më pas skafin me drogë dhe të zhdukeshin në shkurret përreth. Kërkimet për ta përfunduan me sukses, duke u arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.



