Italia shënon shifrën më të lartë të rasteve pozitive që pas përfundimit të karantinës

Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale.

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muajt e fundit, bilanci në vendin fqinj po kthehet sërish në rritje, edhe pse graduale dhe më e kufizuar se ajo e Francës dhe Spanjës.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 1912 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1786. Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale. Ndërkohë, viktimat e sotme janë 20, tre më pak se dita e djeshme.

Rajoni më i goditur është sërish Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Kampania me 253 dhe Lacio me 230.