Ivanov në Samitin Euroaziatik të Ekonomisë

"Kur e shikojmë Samitin Euroaziatik të Ekonomisë, mund të shohim se ndikimet e tij janë më afatgjata, sepse organizohet me sukses që 22 vite"

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka marrë pjesë në Samitin e 22-të Euroaziatik të Ekonomisë i zhvilluar në Stamboll nën kujdesin e Fondacionit Marmara Group, ku ka mbajtur edhe një fjalim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ivanov, në forumin me temë “Përgjegjësi për të ardhmen”, ka shprehur kënaqësinë që propozimi i tij në hapjen e samitit të vitit të kaluar, se Samiti i 22-të të jetë me temë “teknologji dhe inteligjencë artificiale” është pranuar.

Ai tërhoqi vëmendjen se samiti i 22-të Euroaziatik të Ekonomisë është shumë ndryshe nga samitet tjera. Ivanov theksoi se në samitin e këtij viti do të fokusohen në të ardhmen e jo të kaluarën, do të përqendrohen mbi çështjet si dimensionet e reja të globalizimit, burimet alternative të energjisë, ngrohja globale, populizmi dhe racizmi. Ivanov tha se teknologjia dhe inteligjenca artificiale ofrojnë aspekte pozitive dhe negative.

“Njerëzit që gjenden këtu janë të ditur dhe janë ekspertë në këtë temë. Çdo ide që do të paraqitet sot këtu, do të debatohet edhe në Republikën e Maqedonisë brenda disa vitesh. Për shembull në ditët në vijim në patronazhin tim në Maqedoni do të mblidhen disa organizata. Këto organizata do të mbledhin së bashku njerëzit e rinj dhe të talentuar, ku do të mundësojnë që t’i zhvillojnë aftësitë, të rrisin kapacitetet e tyre”, tha presidenti i Maqedonisë.

Ai më tej theksoi se rreth 300 persona të talentuar nga Maqedonia dhe jashtë vendit do të kenë mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre me anë të mbi 200 detyrave që do t’u jepen atyre. Ai tha se me këtë mund të shohin se sa kapacitet të madh kanë këto liderë të rinj në lidhje me çështjet e dixhitalizimit dhe revolucionit industrial.

“Deri sa hyjmë në mileniumin e 3-të, dëshirojmë të fokusohemi në kapitalin njerëzor të projekteve brenda të cilëve dëshirojmë gjendemi, por në problemet që përballemi sot mund të shikojmë se duhet të sigurojmë pjesëmarrje aktive dhe të bëjmë vëzhgim të mirë në të njëjtën kohë që të arrijmë në sukses”, u shpreh Ivanov më tej.

Presidenti i Maqedonisë theksoi se në botën e globalizuar shumë forume dhe iniciativa nuk duhet të zhduken për shkurt kohë.

“Kur e shikojmë Samitin Euroaziatik të Ekonomisë, mund të shohim se ndikimet e tij janë më afatgjata, sepse organizohet me sukses që 22 vite. Idetë që dalin nga ky samit, janë ide të cilat merren parasysh jo vetëm nga Republika e Turqisë, por edhe gjithë rajoni i Euroazisë”, shtoi Ivanov.

Në këtë sesion të samitit kanë mbajtur fjalim edhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Marinko Çavara, si dhe zëvendëspresidenti i Azerbajxhanit, Ali Hasanov.