Izraeli godet përsëri Rripin e Gazës

Izraeli sulmoi një pozicion që i përkiste Hamasit në lindje të Rripit të Gazës.

Izraeli sulmoi një pozicion që i përkiste Hamasit në lindje të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, tanket e Izraelit vunë në shënjestër një pikë vëzhgimi të Brigadës Izzeddin Al-Kasam, krahut të armatosur të Hamasit, në kufirin e Rripit të Gazës.

Deri tani nuk ka pasur ende asnjë informacion nëse ka pasur viktima apo jo.

Të paktën tre palestinezë, përfshirë një fëmijë u vranë dhe 80 të tjerë, duke përfshirë 18 fëmijë, u plagosën të premten me plumba të vërtetë nga ushtria izraelite gjatë protestës paqësorë “Marshimi i Madh i Kthimit” në kufirin e Rripit të Gazës.

Palestinezët, që nga 30 marsi e deri më sot, vazhdojnë protestat paqësore të quajtura “Marshimi i Madh i Kthimit” në Rripin e pushtuar të Gazës në kufirin me Izraelin.

Kurse ushtarët izraelitë hapën zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullit civil që me të drejtë “kërkon të kthehet në tokat nga të cilat janë syrgjynosur dhe kërkon të hiqet rrethimi i padrejtë që zbatohet ndaj Gazës që në vitin 2006”./TRT