Izraeli paralajmëron Libanin lidhur me Hezbollahun

"Izraeli e mban Libanin dhe qeverinë e tij përgjegjëse për çdo veprimtari që Hezbollahu mund të kryejë kundër qëllimeve të Izraelit", tha presidenti izraelit, Rivlin

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin sot u kërcënua se do të bëjë “goditje të rëndë” në Liban, në rast se grupi Hezbollah fillon ndonjë veprimtari kundër Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Izraeli e mban Libanin dhe qeverinë e tij përgjegjëse për çdo veprimtari që Hezbollah mund të kryejë kundër qëllimeve të Izraelit”, tha Rivlin në një ceremoni të mbajtur në Kuds.

“Për sa kohë që Hezbollahu mbetet pjesë e Libanit dhe pjesë e qeverisë së saj, dhe për sa kohë që ky grup vazhdon të shfrytëzojë njerëzit e Libanit për t’u shërbyer interesave të vendeve të huaja, përgjegjësia për sovranitetin qëndron te qeveria e Libanit, ndërsa do të të jetë përgjegjës për çdo veprim të kryer nga Hezbollah nga brenda territorit të Libanit”, tha presienti izraelit.

“Izraeli nuk do të hezitojë të ndërmarrë goditje fatale për armikun kudo që të ekziston dhe kurrë nuk do t’i frikësohet konfrontimit. Ushtria izraelite është në gatishmëri dhe qëndron para çdo agresori”, shtoi Rivlin në deklaratat e cituara nga Korporata izraelite e Transmetimit.

Në Liban, Hezbollahu njihet si një parti e madhe politike dhe luan rol në strukturën komplekse të pushtetit të këtij vendi.