Ja si Koronavìrusi infekton njerëzit në supermarket

Video shokuese! “Shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur”

Në një video shòkuese, realizuar nga shkencëtarë, tregohet se si piklat vdékjeprurëse të koronavìrusit mund të përhapen nëpër raftet e supermarketi dhe të inféktojnë blerësit.

Videoja ilustruese e ekspertëve nga Universiteti Aalto në Finlandë synon të ndërgjegjësojë blerësit për rrezìqet e përhapjes së kësaj sémundjeje vdékjeprurëse.

“Dikush i inféktuar nga koronavìrusi, mund të kollitet dhe të lërë pas grimca qëpër mbajnë koronavìrus. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të njerëzve të tjerë”, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Gjatë videos studiuesit shprehen:

“Rezultatet paraprake tregojnë se grimcat e aerosolit që mbartin vìrusìn mund të qëndrojnë në ajër më gjatë sesa mendohej fillimisht, kështu që është e rëndësishme të shmangni hapësirat e mbyllura publike. Kjo gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksionit nga spërklat, e cila mbetet rruga kryesore e transmetimit të koronavìrusit”.

“Nëse ju duhet të shkoni, atëherë shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur. Dhe qëndroni atje sa më pak të jetë e mundur”, tha për BBC profesori Ville Vuorinen nga Universiteti Aalto në Finlandë.