Janari i 2020, më i nxehti në Europë sipas të dhënave të publikuara

2019 shënoi fundin e dekadës më të ngrohtë në rekord, tha Copernicus muajin e kaluar, dhe viti i dytë më i ngrohtë i matur ndonjëherë.

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga Copernicus, agjencia e monitorimit të ndryshimit të klimës së Bashkimit Europian.

“Temperatura globale ishte më e ngrohtë se çdo janar i mëparshëm në regjistrimin e të dhënave, megjithëse pothuajse me të njëjtën temperaturë me atë të Janarit 2016” tha agjencia në deklaratë.

Janari 2020 në Europë ishte rreth 0.2ºC më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2007, dhe 3.1ºC mbi mesataren e regjistruar midis 1981 dhe 2010.

“Temperaturat mesatare ishin veçanërisht të larta në pjesë të mëdha të Evropës veri-lindore, në disa zona më shumë se 6 ° C mbi mesataren e janarit 1981-2010”, vuri në dukje agjencia.

2019 shënoi fundin e dekadës më të ngrohtë në rekord, tha Copernicus muajin e kaluar, dhe viti i dytë më i ngrohtë i matur ndonjëherë.

2016 mundi të gjitha rekordet e temperaturave për shkak të ndikimit të fenomenit meteorologjik El Niño. /SCAN