Janë të pasur fëmijët e tu? Përgjigjet Berisha: Të varfër nuk janë, bizneset e tyre…

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi gjatë një interviste të dhënë për “Log” se fëmijët e tij nuk janë të varfër dhe se pasuria e tyre është e ligjshme.

Teksa mohoi akuzat për korruspion të ngritura nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Berisha theksoi se fëmijët e tij nuk kanë marrë kurrë para nga fondet publike apo nga kontraktorë të lidhur me qeverinë e tij.

Sipas tij ata kanë një pasuri të ligjshme nga bizneset e tyre.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Janë të pasur fëmijët e tu?

Sali Berisha: Kanë, janë të pasur, nuk janë varfër. Është një pasuri e kontrolluar çdo muaj nga Edi Rama, nga taksat dhe tatime, nga pastrimi i parave, por s’kanë gjetur kurrë asgjë dhe nuk kanë kurrë për të gjetur diçka të paligjshme.

Nëse fëmijët e mi kanë përfituar një qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik, atëherë ajo është e paligjshme. Nëse fëmijët e mi kanë marrë para nga kontraktorë të qeverisë, ajo është e paligjshme. Por kurrë as ka ndodhur as ndodh.