Jeff Bezos do të japë 2 miliardë dollarë për klimën

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos njoftoi se do të japë 2 miliardë dollarë për të mbështetur restaurimin e peizazheve të natyrës, gjatë samitit të klimës në Glasgow në Skoci.

Miliarderi Bezos tha se organizata e tij “Bezos Earth Fund”, që u themelua vitin e kaluar do të përdorë 10 miliardë dollarë gjatë kësaj dekade, për shkencëtaret dhe aktivistët të cilët luftojnë kundër ndryshimeve klimatike

Ai shtoi se Amazon synon të emetojë zero karbon deri në vitin 2040, duke përdorur energji të rinovueshme deri në vitin 2025, por edhe te përdore vetëm automjete elektrike.