Ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Rezervave Materiale të Shtetit, Paulin Luli.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Luli përmes një postimi në Facebook.
Luli i ka dorëzuar dorëheqjen ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërkohë ai thekson se vendimin e ka marrë me vullnetin e tij të plotë, transmeton OraNews.
“Kam dhënë dorëheqjen me vullnet të plotë nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit. Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen.” – shkruan Paulin Luli.



