Jerusalem – 139 hebrenj fanatikë bastisin Kompleksin Al-Aksa

Zëdhënësi i administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs në komunikatën e lëshuar me shkrim tha se 139 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë hyrë në kompleks nëpërmjet portës Al-Magaribe.

Dhjetëra hebrenj fanatikë nën shoqërinë e policisë izraelite bastisën kompleksin Al-Aksa që ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Zëdhënësi i administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs në komunikatën e lëshuar me shkrim tha se 139 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë hyrë në kompleks nëpërmjet portës Al-Magaribe që ndodhet në jugperëndim të kompleksit.

Bastisjet e tilla të hebrenjve fanatikë në Kompleksin Al-Aksa bëhen shkak i rritjes së tensioneve në rajon dhe përplasjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite, raporton TRT Shqip.

Tërheq vëmendjen që bastisjet e hebrenjve në Al-Aksa organizohen në një kohë kur zbatimet e policisë izraelite ndaj palestinezëve dhe zyrtarëve të Kompleksit janë ashpërsuar.

Kompleksi Al-Aksa, që gjendet në Jerusalemin Lindor të pushtuar, është kibleja e parë myslimanëve.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Xhamisë Kubetu Sahra gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit“, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.