“Jetike të ruajmë besa-besë konsensusin mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO”, Meta pas takimit me Vjosa Osmanin: Lidhja Shqipëri-Kosovë i ka rrënjët te…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një postim në “Facebook” pas vizitës në Kosovë dhe takimin me homologen e tij Vjosa Osmani.

Meta shkruan se lidhja e pandashme Shqipëri – Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm.

Ai thekson se është jetike të ruajmë besa-besë konsensusin mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO, si të vetmen rrugë që kemi zgjedhur.

POSTIMI I PLOTË
🇦🇱❤️🇽🇰 Lidhja e pandashme Shqipëri – Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti tek Adem Jashari, nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini tek Ibrahim Rugova.
Është jetike të ruajmë besa-besë konsensusin mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO, si të vetmen rrugë që kemi zgjedhur sepse paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon mund të konsolidohen vetëm përmes anëtarësimit tonë të plotë në Bashkimin Europian.
Ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një devotshmëri edhe më të madhe politike për të bashkëpunuar më suksesshëm në të gjitha nivelet.
I lumtur të ndaja këtë qëndrim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e falënderova për takimin e përzemërt, bisedën e hapur dhe shumë të frytshme që zhvilluam sot për rëndësinë jetike të thellimit të marrëdhënieve vëllazërore dhe strategjike mes dy shteteve tona.

foto galeri