Ju mund të masni rrahjet e zemrës me anë të kamerës së këtij telefoni

Aplikacioni Mi Health lançoi opsionin për të matur ritmin e zemrës përmes kamerës së smartfonit dhe dritës së tij.

Kemi parë smartfonë të cilët kanë integruar sensorë për matjen e ritmit të zemrës si në rastin e Samsung në flagshipët e vjetër. Por Xiaomi thotë se nuk keni nevojë për harduerë specifikë për ta bërë këtë.

Aplikacioni Mi Health lançoi opsionin për të matur ritmin e zemrës përmes kamerës së smartfonit dhe dritës së tij.

Duhet të mbuloni kamerën dhe dritën flash plotësisht me gishtin tuaj ku flash ndriçon gishtin dhe kamera përpiqet të masë ritmin.

Për ta provuar duhet të lançoni aplikacionin Mi Health fillimisht, të klikoni “Heart Rate” dhe më pas butonin në cepin e djathtë të aplikacionit.

Këtë aplikacion nuk e kemi parë në telefonë më parë dhe mbetet për tu shikuar sesa konstantë janë matjet. Shqetësim mbeten papastërtitë mbi xhamin e kamerës dhe ata që duan të masin ritmin e zemrës në këtë mënyrë duhet ta pastrojnë lenten vazhdimisht. /PCWorld Albanian