Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – të infektuar nga koronavirusi

Më 10 korrik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha së është infektuar po ashtu, ndërsa koronavirusi ka prekur edhe një numër deputetësh të parlamentit të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi thanë se janë prekur nga koronavirusi.

Zoti Veseli e bëri publik njoftimin në llogarinë e tij në facebook duke theksuar se është mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim.

“Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, shkroi ai.

Ndërsa, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke i uruar shërim të shpejtë zotit Jakup Krasniqi, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që “të respektojnë̈ në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj dhe të tjerëve”.

Më 10 korrik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha së është infektuar po ashtu, ndërsa koronavirusi ka prekur edhe një numër deputetësh të parlamentit të Kosovës.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se ka arritur në 6 mijë e 467 numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19-ta.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar tetë viktima duke e çuar në 158 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga pasojat e koronavirusit.

Sipas institutit në 24 orët e fundit janë konfirmuar 181 raste të reja të të prekurve. /VoA