Kalın takon përfaqësuesen e përhershme të SHBA-së në OKB

Në takim u diskutuan çështjet si bashkëpunimi Turqi-SHBA në kuadër të OKB-së, lufta kundër terrorizmit, ndihmat humanitare, çështjet e migracionit si dhe çështjet rajonale për Sirinë, Libinë, Afganistanin, Palestinën, Iranin dhe Irakun

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın takoi Përfaqësuesen e Përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e zëdhënësit të Presidencës thuhet se në takimin e mbajtur në rezidencën presidenciale në Ankara u diskutuan çështjet si bashkëpunimi Turqi-SHBA në kuadër të OKB-së, lufta kundër terrorizmit, ndihmat humanitare, çështjet e migracionit si dhe çështjet rajonale për Sirinë, Libinë, Afganistanin, Palestinën, Iranin dhe Irakun.

Në takim ishin të pranishëm edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në OKB, Feridun Sinirlioğlu dhe ambasadori i SHBA-së në Ankara David Satterfield.

Në bisedë u nënvizua mbështetja e punimeve për Komitetin Kushtetues për rigjallërimin e procesit të zgjidhjes politike në Siri, sigurimin e një mjedisi të lirë dhe të drejtë zgjedhor si dhe rëndësia e luftës së përbashkët dhe bashkëpunimit kundër kërcënimeve të sigurisë që shkaktojnë organizatat terroriste.

Gjithashtu u rikujtua nevoja për veprimin e përbashkët me përgjegjësi të përbashkët lidhur me çështjen e migracionit si dhe u paralajmërua se një valë e re e refugjatëve në rajon kryesisht nga Idlibi mund të shkaktojë destabilizim dhe kriza më të mëdha. Në bisedë u bë e ditur se duhet të tregohen përpjekje të përbashkëta për eliminimin e pengesave në dërgimin e ndihmave humanitare nga Turqia në Siri nëpërmjet OKB-së.

Një tjetër temë ishte edhe Palestina për të cilën u tha se komuniteti ndërkombëtar dhe OKB-ja duhet të luajnë një rol më aktiv dhe më të vendosur për të mbrojtur të drejtat e palestinezëve dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete në Palestinë.

Në takim u arrit dakordimi për vazhdimin e bashkëpunimit diplomatik të Turqisë dhe SHBA-së në kuadër të OKB-së për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në çështjet e tilla rajonale si Libia, Iraku dhe Afganistani si dhe nevojën për rritjen e iniciativave të përbashkëta për përshpejtimin e procesit të paqes në Afganistan.

Në kuadër të takimit u vlerësua edhe rendi i ditës për takimin që do të zhvillohet në kuadër të Samitit të NATO-s që do të mbahet së shpejti mes presidentit të Turqisë, R