Kalon mbi 2 mijë numri i viktimave nga Koronavirusi, Rusia mbyll kufinjtë për çdo kinez nga 20 shkurti

Zyrtarisht Rusia ka vendosur të kufizojë kalimin e qytetarëve kinezë në territorin e saj nga data 20 shkurt, në mënyrë që shmangen mundësitë e përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2,000 njerëz në Kinë dhe po vazhdon të përhapet në të gjithë botën,ndërkohë ka krijuar panik në çdo shtet të Botës, pasi të paktën deri më tani janë konfirmuar 28 shtete ku është përhapur virusi.

Përmes mediave të huaja Rusia ka rritur masat për të pasur nën kontroll rrezikun e njerëzve nga Koronavirusi.

Deri më tani janë mbyllur shumë biznese, por edhe pika kufitare përgjatë Rusisë prej 4200 kilometrash me Kinën dhe ndalon përkohësisht qytetarët kinezë të hyjnë në vend në shtetin rus.

Zyrtarisht Rusia ka vendosur të kufizojë kalimin e qytetarëve kinezë në territorin e saj nga data 20 shkurt, në mënyrë që shmangen mundësitë e përhapjes së koronavirusit.

Rusia raportoi dy rastet e para të koronavirus dhe tha se personat e infektuar ishin shtetas kinezë që ishin shëruar tashmë pas qëndrimit në Karantinë. Qytetari i parë rus gjithashtu është infektuar në anijen që u bllokua në Japoni.