Kamerunasi Eto’o transferohet në Katar

Klubi nga Katari shkroi në Twitter për arritjen e marrëveshjes në fjalë me 37-vjeçarin Eto'o, për të cilin tha se do të prezentohet sonte në një konferencë për mediat

Qatar Sports Club njoftoi se ka rënë dakord për të angazhuar në rradhët e veta futbollistin kamerunas Samuel Eto’o, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi nga Katari shkroi në Twitter për arritjen e marrëveshjes në fjalë me 37-vjeçarin Eto’o, për të cilin tha se do të prezentohet sonte në një konferencë për mediat.

Që nga data 3 gusht, Eto’o ka qenë një lojtar i lirë.

Pasi luajti me gjigantët më të mëdhenjë evropian si Real Madridi, Barcelona, Interi dhe Chelsea, që nga viti 2015, kamerunasi Eto’o luajti në Turqi për Antalyaspor dhe Atiker Konyaspor.

Gjatë tre sezoneve sa kaloi në Turqi, Eto’o shënoi 50 gola.