Qytetari i ndodhur në vendngjarje tha por Top Channel, tha se zjarrfikësit mbërritën vetëm pas 490 minutash, kur kamioni ishte shkrumbuar i gjithi.
Drejtuesi i mjetit që ishte i vetmi person në kamion ka marrë dëmtime prej goditjes dhe prej flakëve dhe tymit dhe është transportuar fillimisht për në spitalin e Tepelenës e më pas të Gjirokastrës.
Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar drejtuesin e mjetit i cili është jashtë rrezikut për jetën. Hetimet paraprake ngrenë dyshime se kamioni mund të jetë përplasur fillimisht me bordurën e rrugës dhe pas kësaj ka marrë flakë.
Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës për më shumë se 30 minuta, ndërsa aktualisht situata është normalizuar.



