Kandidatët demokratë debatojnë: Sanders, Harris dhe Biden përgaditen për debat

NBC shpall palët për debatet pas këtij muaji, të parën e sezonit të fushatës presidenciale 2020...

Debati i parë presidencial 2020 do të ndahet në dy netë këtë muaj, me senatorët Elizabeth Warren dhe Cory Booker që janë kundër ish-kongresmenit Beto O’Rourke në sesionin e parë. Ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden, do të përballet me kryebashkiakun e South Bend, Pete Buttigieg dhe senatorët Kamala Harris dhe Bernie Sanders në mbrëmjen e dytë.

NBC njoftoi formacionin të premten për debatin dy ditorë, i cili do të fillojë më 26 qershor në Miami, dhe do të jetë shfaqja e parë e drejtpërdrejtë midis demokratëve që konkurrojnë për të marrë vendin e Donald Trump.

Përfaqësuesit e 20 fushatave u mblodhën në një sallë konferencash në selinë e NBC-së të premten, pasi emrat e kandidatëve u zgjodhën nga dy kuti. Kishte kuti të veçanta me kandidatët që votonin në ose mbi 2% dhe ata që anketonin nën 2% – një përpjekje për të siguruar që shumica e kandidatëve më pak të njohur nuk ishin grupuar së bashku. Megjithatë, katër nga gjashtë kandidatët më më shumë vota do ulën më 27 qershor, duke vendosur skenën për një mbrëmje të gjatë debati.

Duke parë Bidenin 76 vjeç dhe Sanders 77 vjeç, mund t’i jepnin Buttigieg një mundësi për të theksuar temën e “brezit të ardhshëm”. Në moshën 37 vjeçare, kryebashkiaku është më i riu nga pretendentët kryesorë. Sanders dhe Warren, që konsiderohen të preferuarit e krahut liberal të partisë, nuk do të shkojnë kokë më kokë.

Ndër pjesët e tjera të fushës, guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee, mund të shfrytëzojë mundësinë për një natë më pak të mbushur me njerëz që të tërheqë vëmendjen në axhendën e ndryshimeve të klimës. Ish-guvernatori i Kolorados, John Hickenlooper, i cili ka qenë ndër kritikët më agresivë të socializmit demokratik të Sandersit, do të ketë një shans t’i bëjë këto pyetje drejtpërdrejtë.

Të zgjedhurit më 26 qershor do të jenë Warren, Booker, O’Rourke, Inslee, senatori i Minesotës Amy Klobuchar, ish-sekretarja e Strehimit dhe Zhvillimit Urban Julián Castro, kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio, ish-kongresisti John Delaney i Maryland, kongresmeni Tulsi Gabbard i Hawaii dhe kongresmeni Tim Ryan i Ohajos.

Pas kësaj nate do jetë rradha e Biden, Sanders, Harris, Buttigieg, Hickenlooper, Senatori i Nju Jorkut Kirsten Gillibrand, Senatori i Kolorados Michael Bennet, autori Marianne Williamson, sipërmarrësi Andrew Yang dhe kongresisti Eric Swalwell, Kaliforni.

NBC do të përballet me testin e vet, për të parë nëse ai bën programim bindës nga stadet e mbushur me njerëz, në fazat e hershme të sezonit të debatit.

Debati do të trasnmetohet dy net në orën 11:00, në rrjetin transmetues, si dhe në MSNBC dhe Telemundo, dhe do të transmetohet në platforma të ndryshme. Prezantuesit e NBC-së do të jenë Lester Holt, Savannah Guthrie, Chuck Todd, Rachel Maddow dhe Jose Diaz-Balart.