Kandidati i PD për Shkodrën, Xhemal Bushati e nis fushatën me të rinjtë: Është koha e tyre. Meritokraci dhe gjithë vëmendjen e duhur

Kandidati i PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati ka nisur fushatën elektorale për 6 marsin në një takim me të rinjtë. Bushati deklaroi se është koha e të rinjve dhe se janë shpresa e ndryshimit.

“Takimi i parë, jo rastësisht me të rinj dhe të reja të Shkodrës. Sepse nuk kemi kohë më për të humbur. Boll më! Është koha e tyre. Meritokraci dhe gjithë vëmendjen e duhur. Për të rinjtë, sepse janë ata e ardhmja e Shkodrës. Janë shpresa e ndryshimit të shumëpritur”, shkruan Bushati.

foto galeri