Kandidati socialist për kryebashkiak, Pjerin Ndreu: Kam mundësi të ndryshoj realitetin në Lezhë

Kandidati i PS-së për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu tha kandidimi i tij vjen si rezultat i dashurisë që ka për Lezhën ku kanë lindur dy fëmijët e tij, ndërkohë që ai vetë ka kaluar një pjesë të jetës. I ftuar në një studio televizive, Ndreu tha se e mori sfidën e kandidimit pasi dëshiron të menaxhojë bashkinë duke vënë në dispozicion eksperiencën e vet.

“Jam mësuar për të qenë menaxher terreni. Kam patur detyra të rëndësishme në Policinë e Lezhës nga më e thjeshta deri në më të lartën. Dua ta menaxhoj vetë diçka dhe të marr faturën e plusit apo minusit dhe mendoj se jam në stilin e punës time. E dua atë qytet sepse aty kanë lindur dy fëmijët e mi dhe kam kaluar një pjesë të jetës. Ajo zonë ka det, fushë, mal, gjithçka. Kam mundësi për ta ndryshuar atë realitet”, u shpreh kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ai u shpreh se në Lezhë, në zgjedhjet e 2017-ës, ishte LSI që bleu PD dhe për këtë ai thotë se e dinë të gjithë, raporton ATA.

“PS mund të merrte edhe 4 mandate në Lezhë, por ndodhi ajo që ndodhi. LSI bleu PD-në. Të thuash se kush bleu vota në Lezhë, këtë e di të gjithë Lezha”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të fundit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se 30 qershori do të ndalet me çdo çmim dhe zgjedhje nuk do të ketë, Ndreu u shpreh se askush nuk do t’i ndalë të realizojnë zgjedhjet ashtu si e ka përcaktuar presidenti.