Kaos në rrugët e Irakut!

Shpallet pushim zyrtar në provincat Divanije dhe Zikar të Irakut si rrjedhojë e ndezjes së protestave antiqeveritare.

Shpallet pushim zyrtar në provincat Divanije dhe Zikar të Irakut si rrjedhojë e ndezjes së protestave antiqeveritare.

Në Bagdat protestuesit e përfshirë në demonstrata dogjën goma në autostrada dhe ura që lidhin qendrën e kryeqytetit dhe dy anët e saj duke sjellë bllokimin e trafikut.

Forcat e sigurisë ndërhynë kundër protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe herë herë plumba të vërtetë. Demonstruesit kërkojnë krijimin e një qeverie të pavarur dhe ndëshkimin e atyre që vranë protestuesit duke i lënë afat qeverisë për përmbushjen e kërkesave të tyre. Ky afat pritet të skadojë brenda ditës së sotme.