21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

Kapet përballë Bunës “përbindëshi” i thellësive, 6.5 metra i gjatë

Peshkaqeni është kapur në thellësi të Adriatikut përballë grykëderdhjes së lumit Buna

Një peshkaqen rreth 650 kg ka rënë në rrjetën e peshkatarëve, që e sollën sot në Durrës.

Mësohet se peshkaqeni është kapur në thellësi të Adriatikut përballë grykëderdhjes së lumit Buna, nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.

Peshkaqeni është kapur në thellësi të Adriatikut përballë grykëderdhjes së lumit Buna.

Kapiteni i anijes tregon se peshkaqeni i cili ra në rrjetën e tyre është i pesti që kanë kapur dhe më i rrezikshmi.

Peshku grabitqar ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe peshonte rreth 650 kg

Kapllan Rama, kapiteni i anijes, tregon se peshkaqeni i cili ra në rrjetën e tyre është i pesti që kanë kapur dhe më i rrezikshmi.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg”, tregon ai për A2.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme