Karaburon, policia sekuestron 769 kg kanabis dhe 59 litra benzinë

Në Gjirin e Bristanit u gjetën 790 kg hashash dhe bidonë benzine, asnjë i arrestuar

Policia ka zbuluar peshën e saktë të drogës që gjeti në breg të Karaburunit paraditen e së mërkurës. Sipas informacionit zyrtar pas peshimit doli se ishin 796 kg kanabis sativa, si dhe 59 litra benzinë.

Nuk dihet nëse droga ishte hedhur për t’i shpëtuar ndjekjessë policisë, apo ishte lënë aty për t’u ngarkuar më vonë. Ndërkohë natën e së mërkurës një gomone u kap pas tri ore ndjekjeje.

Gjithashtu janë gjetur edhe disa bidonë me benzinë, ndërkohë që është bërë dhe krehja e zonës së gadishullit të Karaburunit.

Sipas policisë poseduesit e hashashit, duke përfituar nga terreni i thyer dhe me shkurre kanë mundur të fshihen dhe të largohen. Nuk ka ndonjë të dyshuar apo të shoqëruar, por policia është mjaft hermetike në dhënien e informacioneve.

Ndërkohë, policia po heton nëse gomonia e gjetur në Darzezë ka lidhje me sasinë e drogës së zbuluar në Karaburun.