Karantina godet aktivitetin në Gjermani. Ekonomia me shumë gjasa do të tkurret përsëri në fund të vitit

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se është shumë herët për të vlerësuar nëse masat do të zgjaten përtej Nëntorit, pasi rasttet ditore  shënuan një rekord prej 23,542.

Ekonomia gjermane ka vazhduar të rimëkëmbet deri në Tetor, por është ngadalësuar nga Gushti e sipër, sipas Ministrisë së Ekonomisë, që shton se masat e karantinës po godasin përsëri aktivitetin.

Ministria bëri të ditur në raportin mujor se kufizimet e vendosura nga nisja e Nëntortit, që kanë mbyllur baret, restorantet dhe qendrat e zbavitjes si kinematë dhe teatrot, nënkutojnë se konsumi është ndaluar përsëri.

Megjithatë, ministria theksoi se rimëkëmbja nuk do të ndalojë në tremujorin e katërt, për shkak se kufizimet e reja janë të limituara. Kancelarja Angela Merkel dhe liderët e shteteve në Gjermani, do të takohen javën e ardhshme për të rishikuar masat e karantiëns të vendosura më 2 Nëntor dhe vlerësuar nëse kanë ndaluar infeksionin.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se është shumë herët për të vlerësuar nëse masat do të zgjaten përtej Nëntorit, pasi rasttet ditore  shënuan një rekord prej 23,542.  Këshilluesit ekonomikë të Qeverisë bënë të ditur gjatë javës se ekonomia më e madhe e Europës pritet të tkurret më pak se sa vlerësohej më parë, falë aktivitetit të fortë gjatë Verës.

Ekonomia gjermane u rrit me një normë rekord prej 8.2% në tremujorin e tretë, prej rritjes së shpenzimeve dhe eksporteve, por shumë kspertë thonë se karantina e dytë mund të tkurrë ekonominë në tremujorin e katërt. /Scan