Qeveritë do të duhet të rrisin çmimin e karbonit dhe këtë ta bëjnë shpejtë, nëse dëshirojnë të përmbushin zotimet e tyre për ndërprerje të emetimeve dhe për ngadalësim të shpejtësisë së ndyshimeve klimatike, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, thuhet në raportin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporton Anadolu Agency (AA).
Raporti i publikuar, “Shkallët Efektive të Karbonit 2018-çmimorja e emetimeve të karbonit përmes taksave, vë në dukje se aktualisht çmimet për emetim të karbonit ndonëse po rriten janë shumë të ulëta për të pasur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e ndryshimeve klimatike.
Raporti në fjalë bën matjen e çmimeve të karbonit që përbën shumën e tre komponenteve: taksat specifike mbi fosilet dhe karburantet, taksat mbi karbonin dhe lejet për emetimet e lejuara.
Të trija këto instrumente, rrisin çmimin e emetimeve të larta të karbonit ndaj karburanteve me zero-karbon, duke inkurajuar përdoruesit e energjisë të shfrytëzojnë këtë të fundit.
Sipas raportit në fjalë, hendeku i çmimeve të karbonit, që krahasohen me çmimet aktuale të karbonit dhe kostot klimatike, të vlerësuara në 30 euro për ton karbon, në vitin 2018 ishin 76.5 për qind.
“Krahasuar me 83 për qind karbon në vitin 2012 dhe 79.5 për qind në vitin 2015 shifrat janë shumë të favorshme megjithatë akoma të parëndësishme”, thuhet më tej.
Raporti thekson se pjesa dërmuese e emetimeve në sektorin e industrisë, banimit dhe tregtisë janë krejtësisht të pa vlerësuara.
“Dallimi midis çmimeve aktuale të karbonit dhe kostos aktuale të emetimeve në planetin tonë është i papranueshëm”, tha sekretari i përgjithshëm i OBEZH-it, Jose Angel Gurria.



