Mbase ju mendoni se karikimi i telefonit në 100% gjatë natës është i dobishëm për baterinë, por në fakt është krejtësisht e kundërta dhe madje shkurton jetëgjatësinë e saj.
Ju dëshironi që pajisjet tuaja teknologjike të jetojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Të marrësh maksimumin nga bateria është po aq e rëndësishme.
Bateritë e rikarikueshme me kalimin e kohës humbasin kapacitetin e tyre. Ju do të vini re një rënie të kapacitetit që në vitin e parë të përdorimit. Për shumicën prej nesh kalimi i një dite të plotë baterie pas dy vitesh përdorim është thuajse i pamundur.
Prodhuesit madje specifikojnë jetëgjatësinë e smartfonëve përmes cikleve të karikimit të baterisë. Një cikët përcaktohet si një karikim nga 0 deri në 100% dhe rikthim në 0%.
Numri i cikleve të pritshme tregon sesa herë mund të karikoni një bateri në 100% dhe ta konsumoni atë plotësisht përpara se të fillojë të humbasë kapacitetin.
Pse degradojnë bateritë?
Bateria degradon më shpejtë kur e karikoni mbi 80% dhe e lini të bjerë në 20%. Që të rrisni jetëgjatësinë e baterisë, pajisja juaj të operojë në 50% karikim.
Duke e përdorur brenda kufijve 20 dhe 80% ju mund të rrisni numrin e cikleve të një baterie në 1,000 përpara se të vini re një rënie kapaciteti. Me pak fjalë i bie 3 vite karikim për çdo ditë.
Si të rrisni jetëgjatësinë e baterisë?
- Aplikoni karikimin e pjesshëm mes 20 deri në 80%
- Reduktoni mbajtjen e baterisë në 100% sepse kjo degradon më shumë se asgjë baterinë
- Mbani pajisjet në temperature dhome duke shmangur kushtet ekstreme
- Reduktoni konsumin e baterisë me fikje ndezje të panevojshme
/PCWorld Albanian