‘Kastrati Group’ blen 100% të aksioneve të Aeroportit të Rinasit

“Kastrati Grup” ka blerë 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

“Kastrati Grup” ka blerë 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Kompania e njohur shqiptare e tregut të makinave dhe karburanteve, tani zotëron edhe të vetmin aeroport në vendin tonë.

Sipas “Ora News” “Kastrati Grup” ka arritur marrëveshjen me kompaninë kineze “Real Fortress Private Limited” më datë 18 dhjetor 2020, për të marrë aksionet e aeroportit. Marrëveshje kjo që është është regjistruar edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

My Dental
Kujtojmë se në prill të vitit 2016 grupi kinez “China Everbright”, njoftoi se kishte nënshkruar një kontratë për blerjen e aksioneve të Rinasit, me vlerë 82.25 milionë euro, për një afat 20- vjeçar. Blerja u bë përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, një kompani offshore me seli në Singapor.

Ndërkohë tani Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të zotërohet 100% nga një kompani shqiptare si “Kastrati Grup”.