Katar, presidenti Erdoğan takohet me emirin Al-Thani

Erdoğan dhe Al-Thani pas ceremonisë kaluan në takimin dypalësh dhe më vonë bashkarisht do të kryesojnë takimin e pestë të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u prit në një takim nga emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë pritëse në rezidencën e emirit në Katar, Erdoğan dhe Al-Thani prezantuan delegacionet e tyre.

Erdoğan dhe Al-Thani pas ceremonisë kaluan në takimin dypalësh dhe më vonë bashkarisht do të kryesojnë takimin e pestë të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Në kuadër të takimeve që do të zhvillohen do të rishikohen me të gjitha dimensionet e saj marrëdhëniet Turqi-Katar, do të diskutohen mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat si dhe shkëmbimi i ideve lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.