Pas sherrit dhe konflikteve fizike të disa ditëve më parë, Këshilli Bashkiak ka shkarkuar nga detyra e sekretarit Armand Tragajn, i cili u përplas me kreun e PS-së së qytetit Luan Zaza.
Shkarkimi i tij ishte përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës, ndërsa në vend të tij u emërua Dorina Milaj.
Ndryshe ka mbajtur qëndrim Tragaj i cili është shprehur se ai detyrën e tij e ka zbatuar në mënyrë korrekte.
Propozimi për shkarkimin e tij u bë disa ditë më parë, çka solli dhe konfliktin mes tij dhe kryetarit të PS-së së Durrësit, në një lokal pranë qytetit bregdetar.
Juristi Tragaj u caktua në këtë post në vitin 2016 dhe vinte nga radhët e LSI-së./Express



