Këshilltar gjerman në Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit shumë shpejt do të ketë në strukturat e saj një këshilltar nga Gjermania.

Policia e Shtetit shumë shpejt do të ketë në strukturat e saj një këshilltar nga Gjermania,raporton Top Channel.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e Policisë së Gjermanisë, Diter Romann.

Gjithashtu, Xhafaj shtoi se Gjeramania do të ndihmojë policinë shqiptare me pajisje të reja logjistike, të cilat do të krijojnë një eficencë më të madhe.