Këto janë 10 golashënuesit më të mirë në historinë e Champions League

UEFA ka publikuar sërish në faqen e saj listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, pas ndërprerjes së futbollit nga COVID-19.

Ronaldo vazhdon të jetë i pari, me 128 gola, ndiqet nga Messi me 114

UEFA ka publikuar sërish në faqen e saj listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, pas ndërprerjes së futbollit nga COVID-19.

Cristiano Ronaldo i Juventusit është golashënuesi më i mirë në histori me 128 gola, 14 më shumë se Lionel Messi, që renditet i dyti me 114 finalizime.

Ata janë të vetmit futbollistë në histori që në këtë garë kanë shënuar mbi 100 gola, duke quar numrin në tre shifror, transmeton Gazeta Express.

Golashënuesit më të mirë:

128: Cristiano Ronaldo (POR, Manchester United, Real Madrid, Juventus)

114: Lionel Messi (ARG, Barcelona)

71: Raúl González (ESP, Real Madrid, Schalke)

64: Karim Benzema (FRA, Lyon, Real Madrid)

64: Robert Lewandowski (POL, Borussia Dortmund, Bayern München)

56: Ruud van Nistelrooy (NED, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)

50: Thierry Henry (FRA, Monaco, Arsenal, Barcelona)

48: Zlatan Ibrahimović (SWE, Ajax, Juventus, Internazionale Milano, Barcelona, AC Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United)

48: Andriy Shevchenko (UKR, Dynamo Kyiv, AC Milan, Chelsea) 46: Filippo Inzaghi (ITA, Juventus, AC Milan)