Këto janë 3 arsye se përse ju kurrë nuk e përfundoni në kohë punën tuaj

Nëse doni që ju të shpëtoni nga kjo gjë dhe të përfundoni në kohën e duhur projektet tuaja, atëherë ndiqni 3 këshillat e mëposhtme.

Nga java në javë, lista me projektet tuaja shtohet dhe ju detyroheni që të merrni me vete një pjesë të punës që supozohej se duhet ta përfundonit në zyrë.

Pjesë e grupit të mësipërm janë një numër i madh punonjësish, dhe fatkeqësisht numri i tyre sa vjen edhe rritet. Nëse doni që ju të shpëtoni nga kjo gjë dhe të përfundoni në kohën e duhur projektet tuaja, atëherë ndiqni 3 këshillat e mëposhtme.

Ju nuk bëni planifikime

Nëse doni që java juaj të jetë sa më e mbarë, atëherë ne këshillojmë që ju të bëni planifikime. Të premten shikoni të gjitha projektet që duhen përfunduar dhe renditini ato sipas datave të caktuara (ato që duhen përfunduar më parë do të jenë të parat në listë, ndërsa ato që kanë një afat më të gjatë për t’u përfunduar do të jenë nga fundi i listës). Në këtë listë qarkoni projektin që është më i rëndësishëm për ditën e hënë.

Sigurohuni që ju t’i lini vetes të paktën 10 për qind kohë të lirë, sepse është e sigurt që gjatë ditës ju mund të shpërqendroheni duke biseduar me një koleg apo duke lundruar në rrjetet tuaja sociale, prandaj mos ia kushtoni çdo minutë të kohës suaj projekteve, sepse është e sigurt dhe e pashmangshme që ju të arrini ta përmbushni këtë gjë.

Nëse doni të përfundoni një projekt të caktuar në kohën e duhur, këshillohet që pasi të keni shkuar në punë, të punoni vetëm mbi këtë projekt dhe të mos shpërqendroheni në projekte të tjera, të paktën deri sa ta keni përfunduar atë, ose të paktën deri sa koha që ju keni menduar t’i kushtoni atij gjatë ditës ka mbaruar.

Bini pre e shpërqendrimeve të ndryshme

Është e pashmangshme që gjatë ditës së punës, të mos kontrollojmë rrjetet tona sociale, të sistemojmë disa dosje të cilat janë të prapambetura apo t’u përgjigjemi email-eve të cilat mund t’i linim edhe për një moment të dytë.

Në mes të të gjitha këtyre shpërqendrimeve ne do ta kemi shumë të vështirë që të gjejmë kohë dhe të merremi ashtu siç duhet me një projekt të caktuar. Nuk këshillohet që ju të mos e shikoni fare telefonin apo llogaritë tuaja në rrjetet sociale gjatë gjithë ditës, por ama brenda një kohe sa më të reduktuar. Nëse ju nuk mund ta arrini vetë këtë gjë, atëherë mund të përdorni aplikacione të tilla si Self Control për të bllokuar faqe të ndryshme të cilat ju shpërqendrojnë gjatë orarit të punës.

Nuk thoni “jo”

Një prej fjalëve që do t’ju vinte më shumë në ndihmë për të qenë sa më produktivë është fjala “jo”. Kjo është fjala që jo vetëm do t’ju vijë në ndihmë por asnjëherë nuk do t’ju shtojë listën me punët të cilat ju duhet të përfundoni. Prandaj mësoni të thoni më shpesh “jo” për t’i ardhur më shumë në ndihmë vetes. Por nëse ju keni mjaftueshëm kohë që të përfundoni projektet tuaja dhe të ndihmoni edhe një prej kolegëve tuaj, atëherë pse të mos e bëni? /Monitor