Këto janë tre vatrat e “nxehta” në Tiranë për përhapjen e koronavirusit

Tre zona në Tiranë konsiderohen si vatra të “nxehta” të përhapjes së covid-19.

Një mjeke infeksioniste gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi zonat.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.