“Kim Jong-un është sëmurë.” Shefi i inteligjencës zbulon ç’po ndodh me liderin komunist: Koreja e Veriut po bën plane…

Shefi i inteligjencës nuk ka dhënë më shumë detaje për mediat, por deklaroi vetëm se Kim Jong-un është i sëmurë.

“Kim Jong-un është sëmurë dhe Koreja e Veriut po bën plane në rast se ai ndërron jetë.”– kjo ka qenë deklarata e shefit të inteligjencës së Tajvanit, Chiu Kuo-cheng.

Megjithatë ashtu si kurse shumë teori dhe pretendime të tjera të hedhura mbi rastin e liderit komunist së Koresë së Veriut, edhe shefi i inteligjencës nuk ka dhënë më shumë detaje për mediat, por deklaroi vetëm se Kim është i sëmurë.

Në këtë mënyrë është bërë i pari drejtues inteligjence që spekulon për shëndetin e liderit koreano-verior.

Kujtojmë se pavarësisht shumë medimeve dhe teorive që janë ngritur mbi jetën e liderit komunist ende nuk ka asnjë fakt nëse Kim ka vdekur.

Por mes shumë komenteve, ajo që përmendet më shumë është se lideri i Koresë së Veriut mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i operacionit në zemër.

Mediat kanë raportuar se mjeku që e ka operuar, ka dalë nga salla e operacionit me duart që i dridheshin. Ndërkohë prej datës  11 prill, lideri komunist nuk ka dalë në publik.