Kim Jong-un rikthehet dhe është shëndoshë e mirë!

FOTO/ Marrin fund spekulimet!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik pas disa javësh mungesë.

Ai kryesoi mbledhjen politike dhe së bashku e të ishin të gjithë personat e tij më të besueshëm. Megjithëse Korea veriore nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19, ajo që u vu re në takim ishte fakti se lideri suprem dhe mbështetësit e tij ruanin distancën nga njëri-tjetri, raporton Top Channel.

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mediat aluduan për vdekjen e tij, pas mungesës në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave. Sakaq, pas shumë spekulimeve ai duket se është rikthyer në krye të vendit dhe ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore.