Kina, ekonomia numër 1 në 2028. Pritet të kalojë SHBA më herët, prej ndikimit të ndryshëm të Covid-19

Kina pritet të arrijë një rritje ekonomike mesatare prej 5.7% në vit nga 2021 deri në 2025, përpara se të ngadalësohet në 4.5% në vit, deri në 2030-n

Kina pritet të kalojë Shtetet e Bashkuara duke u bërë ekonomia më e madhe në botë në vitin 2028, 5 vite më herët se sa pritej më parë, për shkak të rimëkëmbjeve të ndryshme të dy vendeve nga Covid-19.  “Pandemia e Covid-19 dhe pasojat ekonomike, kanë ndikuar tek rivaliteti i vendeve në favor të kinës”- bëri Qendra për Hulumtime Ekonomike dhe të Biznesit në raportin vjetor.

Sipas studimit, manaxhimi i suksesshëm i pandemisë nga Kina, së bashku me karantinën strikte që në fillim, ka bërë që performanca ekonomike të jetë relativisht më e mirë.  Kina pritet të arrijë një rritje ekonomike mesatare prej 5.7% në vit nga 2021 deri në 2025, përpara se të ngadalësohet në 4.5% në vit, deri në 2030-n.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një performancë të fortë pas pandemisë në vitin 2021, por do të ngadalësohet në 1.9% në vit nga 2022 në 2024, dhe në 1.6% më pas.  Japonia do të  qëndrojë ekonomia e tretë më e madhe në botë, deri në fillim të dekadës së ardhshme, ku pritet të tejkalohet nga India, duke e çuar Gjermaninë në vend të 5.  Mbretëria e Bashkuar, aktualisht ekonomia  e 5 më e madhe në botë sipas treguesit të firmës që bëri raportin, dp të bjerë në të 6-on nga viti 2024. /Scan