Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara

Kina reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në rast sulmi ndaj Tajvanit, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtyre komenteve. Nuk do të lejojmë asnjë forcë të jashtme që të ndërhyjë në “çështjet e tona të brendshme”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë…

Kina reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në rast sulmi ndaj Tajvanit, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtyre komenteve.

Nuk do të lejojmë asnjë forcë të jashtme që të ndërhyjë në “çështjet e tona të brendshme”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Webin.

Wang Webin:  Për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe interesat e tjera thelbësore, nuk ka vend për kompromis. I kërkuam palës amerikane të ndjekë parimin “Një Kinë”, dhe të jetë e kujdesshme me fjalët e veprat për çështjen e Tajvanit dhe të mos dërgojë asnjë sinjal të gabuar për pavarësinë pro-Tajvanit apo forcat separatist, në mënyrë që të mos shkaktojë dëme serioze.

Tajvani shtrihet më pak se 177 kilometra nga brigjet e Kinës. Për më shumë se 70 vjet, të dyja palët janë qeverisur veçmas, por kjo nuk e ka penguar Partinë Komuniste në pushtet të Kinës ta pretendojë ishullin si të vetin – pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë.

Deklarata e Biden për dërgimin e ushtrisë në rast se sulmohej Tajvani, përfaqëson një zhvendosje nga qasja e “paqartësisë strategjike” të përqafuar prej kohësh për këtë çështje nga presidentët amerikanë.