Një person nga Gurra e Vogël e Burrelit është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Dyshohet se viktimën e ka goditur vajza disa herë me mjete të forta në kokë. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën 48-vjeçari Ylber Elezi.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.
Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, pas një sherri në familje.
Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.
Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka thyer derën e banesës dhe është futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se Ylberi po flinte gjume.
Policia ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës për të hedhur me shume dritë mbi ngjarjen.



