Klubet e Serie A kërkojnë rikthimin në fushë për të përfunduar sezonin

Asambleja e Serisë A, e mbledhur sot përmes videokonferencës, votoi unanimisht për kthimin në fushë për të përfunduar sezonin aktual, gjithmonë nëse do ta lejojë qeveria.

Pas diskutimeve të javëve të kaluara, kur gjysma e klubeve të Serisë A donin që të mos luanin më për këtë sezon, sot gjithçka ka ndryshuar.

Asambleja e Serisë A, e mbledhur sot përmes videokonferencës, votoi unanimisht për kthimin në fushë për të përfunduar sezonin aktual, gjithmonë nëse do ta lejojë qeveria, shkruan A2News.

“Rinisja e aktivitetit sportiv do të bëhet sipas udhëzimeve të FIFA-s dhe UEFA-s, atyre të Federatës Italiane të Futbollit dhe protokollit mjekësor”, lexohet në komunikatë.

Tashmë, kthimi në stërvitje i skuadrave dhe data e ndeshjeve do të varet nga qeveria italiane.