Kokainë e kanabis, pranga 4 shqiptarëve në Greqi, si u filmuan me dron nga policia

Grupit në total i janë sekuestruar 2 kg e 30 gram kokainë, 5 kg dhe 461 gramë marijuhanë e llojit “skunk” dhe 31 gram kanabis.

Një grup trafikantësh të lëndëve të forta narkotike është goditur në Greqi. Operacioni konkretisht është organizuar në Agia Varvara, Halandri dhe Kolono.

Mediat greke raportojnë se në prangat e policisë kanë rënë edhe 4 shqiptarë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Grupit në total i janë sekuestruar 2 kg e 30 gram kokainë, 5 kg dhe 461 gramë marijuhanë e llojit “skunk” dhe 31 gram kanabis. Së fundmi policia ka shpërndarë edhe fotot e personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Shqiptarët e arrestuar janë:

1. Haxhi Bashkim Isufaj, 25-vjec nga Patosi

2. Dhimitrios Vladimir Kapllani, 23-vjec nga Erseka

3. Mattheos – Anestis Kostandin Qarri, 17-vjec

4. Dhjonisi Vladimir Kapllani, 19-vjec nga Erseka /abcnews