Komisarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, tha se viti 2026 mund të jetë “moment i mundësive evropiane për Kosovën”, duke u bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkohen dhe të sigurojnë stabilitet institucional, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën sociale amerikane X pas takimit me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Kos tha se 88 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit, duke theksuar se BE-ja është e gatshme t’i përgjigjet thirrjes për të intensifikuar punën në çështjet ekonomike, progresin demokratik dhe reformat.
“Viti 2026 mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet të qëndrueshëm institucional”, shkroi ajo.
Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kos zhvilloi takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në të cilin u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, reformat, dialogun Kosovë-Serbi dhe nevoja për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Komisarja Kos po ashtu u takua edhe me presidentin në detyrë, Albulena Haxhiu.


