Komisioneri i BE-së takohet me Kurtin, nuk dihet se çfarë kanë diskutuar

Mediat kosovare kanë raportuar se në takim së bashku me Kurtin kanë qenë edhe dy nënkryetarët e partisë, Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Mediat kosovare kanë raportuar se në takim së bashku me Kurtin kanë qenë edhe dy nënkryetarët e partisë, Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Deri më tani nuk dihen për temat konkrete që janë biseduar.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka vizituar sot Kosovën. Ai është takuar me Kryeministrin Abdullah Hoti ku kanë biseduar për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, për procesin e liberalizimit të vizave si edhe për dialogun me Serbinë. Po ashtu ai ka zhvilluar një takim edhe me  kryeparlamentaren Osmani, si dhe i është drejtuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit.