6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Konflikt për pronën, komshiu ekzekuton 49-vjeçarin në Tropojë dhe tenton të arratiset

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes Goçaj dhe Ismajlisufit, por nga të dhënat e para rezulton se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Çerem të Tropojës, ku një 49-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij.

Viktima është identifikuar si Isat Goçaj, ndërsa si autor i dyshuar është arrestuar Altin Ismajlisufi.

Ky i fundit pas vrasjes u largua nga vendnngjarja duke tentuar ti fshihet policisë.

Por menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e rëndë, blutë e Tropojës kanë ngritur postoblloqe në disa rrugë, përfshirë dhe ato që lidhin zonën me Kosovën për të ndaluar në kohë autorin e dyshuar.

Pas krehjes së zonës për pak orë policia ka zbuluar dhe vendin ku fshihej Altin Ismajlisufi duke e prangosur atë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët kanë gjetur dhe armën e krimit me të cilën Altin Ismajlisufi qëlloi për vdekje 49-vjeçarin Isat Goçaj, një pistoletë të cilën e kishte pa leje.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes Goçaj dhe Ismajlisufit, por nga të dhënat e para rezulton se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ku pritet të marrë në pyetje dhe autorin çka do të hidhte dritë mbi shkaqet e vërteta të këtij krimi të rëndë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme