Konflikt pranë zyrave elektorale të LSI në Sauk, tre të lënduar

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Sauk. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pranë zyrave elektorale të LSI-së.

Përplasja mes personave ka ndodhur rreth mesnatës, ndërkohë që nuk dihet nëse ka lidhje për shkaqe politike, apo me fushatën elektorale.

Shtetasit E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.